Një leopard hyri në një shkollë në qytetin Indian të Bangalore duke plagosur 6 persona të cilët po përpiqeshin ta kapnin.

Një shkencëtar dhe një punonjës pyjesh ishin mes të plagosurve të cilët u angazhuan për të kapur kafshën e rrezikshme, një operacion që zgjati gati 10 orë, shkruan sot BBC. Leopardi mashkull, 8 vjeç, ishte parë të hynte në ambientet e shkollës në zonën e Kundalahallit, pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur leopardi sulmonte një person pranë pishinës. Shkencëtari dhe punonjësi i pyjeve u plagosën teksa po përpiqeshin të rrethonin kafshën, ta qetësonin që më pas ta kapnin. “Ishte tepër e vështirë. Edhe pse i ishin injektuar qetësues u arrit të kapej rreth orës 20: 15 me orën lokale, vetëm pasi ilaçi dha efektin” u ka thënë gazetarëve një zyrtar i policisë, S Boralingaiah. Mendohet se leopardi ka arritur të hyjë në shkollë pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Leopardi është dërguar në parkun kombëtar ndërkohë që mes të plagosurve është dhe një kameraman. Në Indi jetojnë më shumë se 12- 14 mijë leopardë

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 08.02.2016
Artikulli tjetërHOLLANDE – MERKEL, TAKIM TË PËRBASHKËT PËR EMIGRANTËT