Problematika e largimit të nxënësve nga zonat malore drejt zonave urbane ka pakësuar ndjeshëm numrin e nxënësve në shkollat e njësive administrative më larg Shkodrës.

Kjo është një problematikë që detyron Ministrinë e Arsimit të përpiloj projektin për bashkimin e shkollave të ndryshme.

Megjithatë, kjo gjë çon edhe në pakësimin e vendeve të punës për mësuesit, ose në rastin e keq edhe për heqje nga puna.

Për kryetarin e nderit të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Xhafer Dobrushi, kjo nuk mund të jetë zgjdhje, pasi qoftë edhe një nxënës nëse mbetet, kërkohet të plotësohet i program.

Për Dobrushin, një tjetër problematikë janë edhe infrastruktura e shkolla. Sipas tij ka investime të kryera në zona të ndryshme që kanë patur ndikim për zhvillimin e shkolla, por ka patur edhe investime të konsideruara politike, dhe jo atje ku ka qene e nevojshme.

Arsimi dhe shkollat shqiptare vijojnë të përballen me problematika të panumërta në gjithë këta vite, pavarësisht progresit të arritur në raste të veçanta.

 

Artikulli paraprakROLI I ZYRAVE TË INFORMACIONIT TURISTIK
Artikulli tjetërMUSTAFAJ: GJUETIA TË KRYHET ME LIGJE