Arben Dollapi,ish-drejtori i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithme me një vendim të papritur është transferuar si prokurori i thjeshtë në Prokurorinë e Apelit në Shkodër.

Lëvizja e prokurorit Dollapi, është projektuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili pak kohë më parë ka pasur një konflikt verbal me prokurorin Arben Dollapi. Dollapi, që njëherësh është dhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme ka kundërshtuar hapur në disa mbledhje të këshillit vendimet e kryeprokurorit Llalla, me argumentin se këto vendime të ndërmara nga numri një i akuzës, i shkonin për shtat interesave personale dhe politike të kryeprokurorit Llalla. Me kërkesë të kryeprokurorit Llalla, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një mbledhje urgjente e Këshillit të Prokurorisë, ku anëtarët e këtij këshilli kanë marrë propozimin për transferimin e Dollapit në Shkodër, për të qënë pjesë e prokurorisë së Apelit të këtij qyteti. Propozimi i Llallës është hedhur në votim, dhe 6 nga 7 anëtarët e këshillit kanë vendosur pro transferimit të prokurorit Dollapi në Shkodër. Ky i fundit si anëtar i këshillit e ka ndjekur mbledhjen në pozicionin e të “pandehurit” dhe jo si anëtar këshilli dhe ka dhënë kundërshtimet e tij, por askush nga kolegët e tij në këshill ska marrë në konsideratë pretendimet që ka pohuar Arben Dollapi, por kanë vendosur të 6 anëtarët pro transferimit të tij në Apelin e Shkodrës. Më tej ky i fundit ka shtuar se po bën 23 vite prokuror dhe se ka lëvizur në 6 prokurori. Dollapi nuk pranon mënyrën e transferimit të tij në Shkodër, pasi sipas tij vetë Llalla për nevojat e Prokurorisë së Përgjithshme ka kërkuar një buxhet financiar në ministrinë e Financave për shtimin me 4 prokurorë të rinj në këtë prokurori. Ndërkohë që nga ana tjetër vendos transferimin e tij nga Prokuroria e Përgjithshme në Shkodër. Dollapi shton se për këtë transferim të paligjshëm i ka shkruar dhe presidentit Nishani, nga i cili në ditët në vijim pritet dekretimi ose jo i transferimit të Dollapit në Shkodër. Nëse prokurori Dollapi do transferohet në Shkodër, atëherë prokuroria e Përgjithshme do ti duhet të organizojë sërisht mbledhje për një anëtar të Këshillit, pas largimit të Dollapit, i cili është zgjedhur në këtë këshill si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Transferimi i Dollapit në Shkodër, vjen pas dy transferimeve të tjera në këtë rreth të kryeprokurorit Llalla, atij të prokurorit Shkëlqim Hajdari dhe Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini. Karrierën e tij Arben Dollapi mësohet ta ketë nisur në Pukë ndërkohë në vitin 1997 deri në vitin 2000 ka drejtuar prokurorinë e Lushnjës, ku e ka drejtuar këtë prokurori mes tensioneve të shumta me anëtarët e bandës së Lushnjes.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NUK DEL PA PIKE NGA KUKESI, GJITHÇKA 0-0
Artikulli tjetërPLANI I LËVIZJES URBANE PËR SHKODRËN