Një 17-vjeçar është vënë në hetim në Mat, pasi lëvizte nëpër qytet me një armë gjahu në duar duke krijuar panik tek banorët e zonës.

Pas denoncimit të qytetarëve, policia ka rrethuar zonën ku ndodhej adoleshenti për t’i sekuestruar armën e gjahut. Fillimisht, 17-vjeçari, O.C., ka tentuar që ta fshehë armën në tarracën e banesës së shokut të tij.

Ai është vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGËRDECI/ DËSHMON YLLI PINARI: PATRIK HENRI PROPOZOI KRIJIMIN E NJË LINJE DEMONTIMI PËR FISHEKËT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN NË GJENDJE TË LIRË 4 TË TJERË