Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi lëvizte me armë zjarri me silenciator në plazh.

I arrestuari është S. Xh. 19 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u prangos në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet dhe iu sekuestrua pistoleta me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikulli paraprakBLLOKOHET JAHTI, NË PRANGA KAPITENI
Artikulli tjetërDROGË NË OBORRIN E NJË BANESE, VIHET NËN HETIM KRYEPLAKU I FSHATIT