
Lezha u përball sërish me zjarre gjatë kesaj te shtune. Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit në zonën e Myltes, në Rrilë, u përhap në një sipërfaqe të gjerë.Flakët u shtrinë në drejtim të zonës së Gryk Lumit, duke përfshirë ferra dhe shkurre në sipërfaqet bujqësore, ndersa era favorizoi përhapjen e zjarrit dhe e bëri më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Për rreth pesë orë, zjarrfikësit punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata krijoi shqetësim edhe për banorët e zonës. Ata thone se flakët u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Ndërkohë, zjarri në Malin e Manatisë u shua plotësisht pas rreth 24 orësh. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara në terren u tërhoqën nga zona, ne oret e mengjesit te se shtunes pasi situata u konsiderua e normalizuar.


