Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Në nderim të kësaj dite, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve vendore zhvilluan homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule.

Në ceremoninë përkujtimore, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, kujtuan sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Aktivitetet për 82-vjetorin e çlirimit u përmbyllën me një koncert festiv, të organizuar nga nxënësit e shkollave të qytetit në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”.

https://youtu.be/Vb0av0w0a4s

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMIRDITA FORCON LIDHJET ME POLONINË
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA RRUGORE 1374 GJOBA NË 1 JAVË DHE 3 DREJTUES MJETESH TË ARRESTUAR