Ulja e temperaturave ka sjellë nevojen për aktivizimin e sistemeve të ngrohjes në shkolla. Në Lezhë institucionet me përqëndrim të madh të nxënesve kanë ngrohje qëndrore dhe vetem në fshatra perdoret ngrohja me dru. Tenderimet për të siguruar bazen e nevojshme për shkollat me ngrohje qendrore janë bërë që në stinen e veres, ndërsa drutë e zjarrit janë siguruar nga ndërmarrja e sherbimeve si edhe nga sekuestrimi i prerjes se paligjshme te pyjeve, duke plotesuar të gjithë nevojat.

Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Nikolin Shtjefni thotë se edhe kaldajat që kanë patur probleme janë rikthyer në funksion dhe është zgjidhur edhe mirembajtja e tyre.

Në Lezhë numerohen në total 58 godina arsimore, 8 me ngrohje qëndrore, 6 me kondicionere dhe 44 jane me ngrohje me dru zjarri, ku asnjëra prej tyre nuk do të ketë probleme me ngrohjen.

Artikulli paraprakPROTESTA PËR AMBULANCËN, REAGON MJEKJA
Artikulli tjetërVRASJA E 14-VJEÇARIT/ BALLA: NGJARJA DUHET TË NA BËJË ME PËRGJEGJËSI TË GJITHËVE