Policia Kurbinit në qarkun e Lezhës ka arrestuar një 47 vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg. Në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Marku i cili akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafik i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”. Në këtë mënyrë policia e

Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “JAD” duke prangosur 47 vjeçarin Kastriot Marku. Ky i fundit ka disa identitete të ndryshme ndërsa dyshohet se ka ndryshuar emër dhe mbiemër disa herë për t’i shpëtuar drejtësisë ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Në njoftimin e saj policia vendore e Lezhës bën të ditur

se forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria, falë një pune të mirëorganizuar policore, kanë arritur të kapin

shtetasin me disa identitete të ndryshme ndërsa të fundit kishte Kastriot Marku, banues në Kurbin. Policia vijon më tutje duke treguar se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për një sërë veprash penale. Pas arrestimit të 47 vjeçarit Kastriot Marku

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Kastriot Marku njihej edhe si një person me rrezikshmëri dhe prej kohësh lëvizte i lirë por pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe hetimeve për disa muaj, policia e Kurbinit arriti që ta arrestojë ndërsa tashmë do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur atje dënimin me 12 vite burg.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 5 KAMBISTË QË PUNONIN NË TË ZEZË
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN 6 ZYRTARË PËR PRERJE PYJESH