Me dhjetra banore te fshatit Grash te Njesisise Administrative Dajç ne Lezhe, jane ngritur ne proteste, me pretendimin se po ju grabitet prona e trasheguar nga te paret e tyre.

Banoret thone se jane afro 70 hekatare toke bujqesore ne fshat, te cila eshte zaptuar nga nje firme private te cilet ata quajne “fantazme”.

Ata akuzojne ish Kryebashkiakun e Lezhes Viktor Tushaj, sot deputet i LSI.

Per te kerkur zgjidhjen e kesaj çeshtje nje perafaqesi e banoreve u takua me prefektin e Lezhes Gjergj Prendi.Ky i fundit tha se do ta referoje kete çeshtje prane instancave qeveritare dhe shume shpejt banoret do te marrin nje përgjigje ligjore.

Sipas burimeve toka ne fjale rezulton te jete prone shteterore dhe Ministria e Bujqesise ja ka dhene me qera nje firme private per zhfrytezim.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT KONSUMOJNË UJË TË NDOTUR
Artikulli tjetërRRUGA E VELIPOJËS, PUNOHET ME RITME TË SHPEJTA