Një lokal është djegur mengjesin e se dieles rreth ores 3 ne zonen e “Ranes se Hedhun” në Shëngjin. Lokali qe eshte djegur eshte ne pronesi te shtetasit Pjeter Prela. Kjo eshte hera e dyte qe ketij shtetasi i digjet prona. Dhe dyshohet per zjarrevenje te qellimshme. Sipas burimeve kane qene 5 persona te cilet kane lidhur rojen ne nje shtylle dhe me pas i kan vene flaken objektit.

Pjeter Prela ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur. Ai eshte nje nder personat i cili ka denoncuar tjetersimin e pronave ne zonen e ranes se hedhur ne shengjin ku u arrestuan 23 shtetas mes tyre dhe kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj.

Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të ndryshme monetare.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIU BLLOKON PEDONALEN “KOLË IDROMENO”
Artikulli tjetërKOLEGËT ME PUSHIME DHE JU NË PUNË? JA DISA MËNYRA PËR TA MENAXHUAR KËTË STRES