Këshilli Bashkiak Lezhe ka miratuar pa votat e këshilltarëve të e PS buxhetin e viti 2019,buxhet i cili është 1 mld e 800 mln leke. Keshilltaret diskutuan per një sërë ceshtjesh,

ndërsa bashkia Lezhë bëri me dije se nuk ka asnjë rritje të taksave apo tarifave vendore por reduktim të cdo takse dhe tarife në masën 15-25%,ndërsa taksa e banesës sipas VKM do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm.

Kryetari i Këshillit Kristian Gjidoda tha se buxheti i bashkisë është buxheti i qytetarëve,ndaj duhet parë me cdo detaj,në mënyrë që tu jepet zgjidhje problemeve më shqetësuese,ndërsa u ndal te taksa e banesës.

Nënkryetarja e bashkisë Alfrida Marku tha në fund të mbledhjes se sot,fitoi e drejta e lezhjanëve dhe interesi qytetar,duke e cilësuar buxhetin të kompletuar,ndërsa vendimmarrjen e këshillit si detyrë qytetare dhe ligjore.

Në këtë kontekst Marku nuk la pa thumbuar mungesën e këshilltarëve të PS,kur tha se miratimi i buxhetit të bashkisë nga këshilli,nuk duhet përdorë për përfitim politik.

Këshilli bashkiak i Lezhës ka 41 anëtarë,ndërsa në mbledhje për buxhetin morën pjesë 27 këshilltarë ku bashkimi i votavë të PD dhe partive të tjera të opozitës mundësuan miratimin e buxhetit.

Buxheti po ashtu ka të parashikuar likujdimin e 1 miliardë lekëve borxhe të trashëguara nga ish komunat dhe bashkia përpara reformës territoriale si dhe nga detyrimet përmbarimore dhe shpronësimet.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA-STUDENTËVE: KORRUPSION ME FONDET TUAJA
Artikulli tjetërLEZHË, POLUMBARËT NË KËRKIM TË PESHKATARIT