Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti u shënua në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, ku një automjet Benz me targa AA 083 NG doli nga rruga në afërsi të Zejmanit.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVIDEO/ KUJDES NGA DRONI! POLICIA PENALIZON 137 SHOFERË
Artikulli tjetërSHKODËR-MURIQAN, NIS RIKONSTRUKSIONI