Ne mungese te hapesirave per varre kane nisur te shfrytezohen edhe rruget.Ne varrezat publike te qytetit te Lezhes, pothuajse cdo hapsire eshte zaptuar pasi siperfaqja eshte ezauruar per kapacitetin e krijuar. Aktualisht varrezat te ngjajne me parcelat qe kane pronare, pasi vende varresh jane rrethuar dhe zene prej vitesh, ndersa skandaloze eshte hapja e varreve ne rrugica.

Qytetare qe perkujtojne te afermit e tyre shprehen se gjendja eshte skandaloze dhe se instancat perkatese duhet te marrin masa te menjehershme. Ata shprehen se eshte zene cdo hapesire medje edhe rruget hyrse, gje kjo jo normale.

Bashkia Lezhe ben me dije se ceshja e varrezave publike po merr nje zgjidhje. Sipas nenkryetarit te Bashkise Enver Hafizi vonesa per zgjidhjen e ketij problemi ka qene ceshtje burokracie,ndersa brenda muajit te ardhshem varrezat e reja do te vihen ne funksion

Rritja demografike e qytetit me 5 here me shume pas viteve 90-të ka sjelle edhe rritje te kerkeses nga qytetaret e saj per të varrosur te afermit e tyre qe ndahen nga jeta.

Artikulli paraprakORGANIZATAT MJEDISORE: LIQENI I SHKODRËS ËSHTË KEQMENAXHUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, ANKIMIMET ZGJASIN KONTRATËN PËR PASTRIMIN