Në vijim të punës për goditjen e paligjshmerisë, strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan kontroll për goditjen e veprimtarisë së lojrave të fatit.Nga kontrollet e ushtruara gjatë mbremjes të së hënës, uniformat blu goditen një rast në fshatin Kallmet të Lezhës, ku një shtetas kishte përshtatur për baste sportive lokalin që posedonte.

Në vijim të veprimeve policia e Lezhës bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Paulin Gega 33-vjeç banues në Kallmet, ndërsa në cilësinë e proves materiale u gjeten dhe u sekuestruan një njesi qëndrore kompjuterike dhe disa printera të përshtatur për lojera fati (baste sportive), celulare, dhe kartmonedha. Materialet në lidhje me këtë rast u referuan ne Prokurorine pranë Gjykates së Shkalles së Parë të Juridiksionit te Përgjithshem Lezhë, ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – ARSID TUPAN SHOW
Artikulli tjetërSHKOLLA ARTISTIKE RIKTHEN “MUZIKË DHOME”