Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta. Mësohet se I riu është plagosur me armë zjarri dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet bëjnë të ditura se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të qytetit të Lezhës. Në njoftimin e policisë thuhet:

“Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Artikulli paraprakSHKODËR, DHUNOI BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërU KAP NË MURIQAN ME 19 PISTOLETA , DËNOHET SUEDEZI