Policia rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , gjatë gjithë javës së shkuar ka vijuar zbatimin e planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë si dhe parandalimin e aksidenteve,

ku kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar, etj , që janë burime të aksidenteve.

Gjatë ketyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( pa leje drejtimi).

Janë pezulluar 153 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”

Janë vendosur gjithsej 790 masa administrative

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore,

ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, në mbështetje , forcat policore të FNSH Shkodër , kanë bashkëpunuar me forcat policore të Policisë Lezhë duke ushtruar kontrolle fizike dhe të mjeteve për armë apo sende të tjera të paligjshme.

 

Artikulli paraprak“URDHËRI I PSIKOLOGUT”, ME PSIKOLOGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, RASTE TË REFUZIMIT TË AZILIT