48 vjecari nga Lezha qe u gjet i vdekur 3 dite me pare ne Agios Athanasios te Greqise ka humbur jeten si pasoje e nje ataku kardiak. Ekspertiza mjeko ligjore e kryer ne trupin e viktimes ka faktuar se vdekja e shtetasit Mirash Luli ishte aksidentale duke cliruar ne kete menyre nga akuzat te birin 20 vjecar, i cili ishte ndaluar si i dyshuar per vrasje.

Gjykata e selanikut e ka shpallur te pafajshem duke e liruar ne sallen e gjyqit. Trupi i pa jete ka mberritur 1 nate me pare ne familjen Luli ne Tale te Lezhes e cila ka hapur dyert e mortit, por jane te indinjuar mbi akuzat e hedhura kryesisht nga media duke e renduar akoma me shume pikellimin e tyre.

Vellai i viktimes Agustin Luli ka folur per mediat duke kerkuar prej tyre qe ti lene te qete pas vuajtjes qe u kane shkaktuar.

Viktima, Mirash Luli, u gjet i pajete, 3 dite me pare ne nje fshat te selanikut ne greqi dhe policia ndaloi per kete ngjarje te birin 20 vjecar, i cili u la i lire diten e djeshme pas hetimeve te kryera nga prokuroret dhe policia.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ANTIKOMUNIZMI – HISTORI DHE AKTUALITET”
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “BASHEJ”