Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj pas përfundimit të seancës ka deklaruar se ligji që u miratua sot për “Zonat e Mbrojtura” është një ligj me porosi nga i cili do të përfitojnë oligarkë pranë kryeministrit Edi Rama.

Kjo seanca ka nisur me një protestë të shoqërisë civile, ka shprehur kundërshtimin edhe në komisionet online. Sot kaloi një ligj shkatërrim i zonave të mbrotjura, ligj klientelist i bërë për oligarkë pranë Ramës. Ligji heq mbrojtjen e këtyre zonave dhe i bën sheshe ndërtimi.

Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.”

Artikulli paraprakSTAR MARKETING – MEDICUS
Artikulli tjetër“TENTUAN T’IA FATURONIN OPOZITËS LIGJIN PËR AMNISTINË”, BARDHI PËR MARRËVESHJEN ME ITALINË PËR EMIGRANTËT: CËNON KUSHTETUTËN!