Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit për të bojkotuar seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu.

Basha ka thënë se shkolla e magjistraturës është kthyer në shkollë partie, dhe se kryeministri Edi Rama e ka kthyer në fenomen shkollën e plepave.

Basha tha se votat e opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidh problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi. Basha prezantoi 7 pika që sipas tij përbëjnë rrugën nga duhet të kalojë konsesusi.

Më herët Basha zhvilloi një mbledhje grupi me deputetët demokratë ku iu bëri të qartë qëndrimin e PD-së në lidhje me këtë ligj.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Ligji është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës. Është miratuar që ta kapte Edi Rama e mos t’ia hiqte njeri nga duart. Tani është një shkollë partie, e them për ata që e mbajnë mend çfarë ishte.

Institucion totalisht i kapur nga Rama., s’kemi as KLGJ as KLP, propozimi atyre është që kompetenca t’i kalojë KLD-së së dikurshme dhe kryeprokurores. Edhe nëse ne japim votat, problemi nuk zgjidhet. Shorti ka zgjedhur 5 anëtarë që kanë lidhje me PS-në.

Reforma në drejtësi u kthye në kënetë, ka ngecur në llum. Po të kishim reformë, Saimir Tahiri do ishte në burg. Ramës nuk i intereson një reformë në drejtësi e pakapur. Të tjerat janë pallavra. Rama po kthen në fenomen shkollën e plepave.

KPK me dy standarde. Qytetarët shqiptarë ta dinë qëndrimin tim. Ne jemi në kolaps total të reformës në drejtësi. T’i qëndrojmë konsensusit të 2 viteve më parë, të zhbëjmë të gjitha veprimet e njëanshme të mazhorancës.

Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferences të Ramës e këta të jenë gjyqtaret e prokuroret në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë.

Edhe nëse do i jepnim votat problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës?

A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur.

Po të kishim një reformë funksionale në drejtësi, Tahiri duhet të ishte në burg, hetimet duhet të ishin hapur me kohë për figura të PS të lidhura me krimin. Ramës nuk i interesojnë prokurorë e gjyqtarë të pavarur.

Kjo është pengesa kryesore për Reformën në Drejtësi, të tjerat janë pallavra. Edhe qytetarët ta dinë sot pozicionin tim, të PD pse jemi në këtë kolaps total kushtetues të Reformës në Drejtësi.

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të Vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona.

Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri.

Artikulli paraprakZYRTARE/ SUAD LICI EMËROHET ADMINISTRATOR I KF VLLAZNIA
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ SEKUESTROHEN PRONAT E ISH-KRYEPROKURORIT ADRIATIK LLALLA