Sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend. Opozita vazhdon bojkotin, por dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo do të marrin pjesë në seancë.

Ata do të jenë në Kuvend vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë.

Pas një sërë debati dhe kundërshtimi, në seancën e sotme, pritet të kalojë për rivotim ligji për Teatrin Kombëtar, i kthyer për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta.

Ligji për Teatrin u shqyrtua dy ditë më parë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u vendos, sipas rekomandimit edhe të Komisionit Europian, të hapet gara për të gjithë operatorët për ndërtimin e një teatri të ri. PD kërkoi dje që të shtyhet data e votimit të ligjit për Teatrin.

Një tjetër pikë e nxehtë gjatë seancës së sotme është edhe raportimi i kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Marku, e zgjedhur 9 muaj më parë, rikthehet për të raportuar para deputetëve për kriminalitetin gjatë vitit 2017.

Opozita ka njoftuar të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës jashtë Tirane, ndërsa mbetet e paqartë nëse do jenë apo jo në Kuvend,

pas thyerjes së bojkotit 2 ditë më parë duke marrë pjesë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u diskutua pikërisht ligji për Teatrin.

Artikulli paraprakMASIVI I GURËVE E ZË POSHTË SHOFERIN
Artikulli tjetërGATI FAZA E DYTË E VETTINGUT, JA 144 GJYQTARËT DHE PROKURORËT QË DO KALOJNË NË ‘SITË’ (EMRAT)