Ligji për Teatrin Kombëtar pas votimit të enjten e kaluar në Kuvend nga shumica ka mbërritur në Presidencë.

Ligji mban të njëjtin numër me të variantit të parë, 37 datë 20.09.2018, ndërsa Kuvendi ia dërgon kreut të shtetit për shpallje dhe dijeni.

Pikërisht këtu lindi edhe debati mes shumicës dhe opozitës. Pasi Meta e riktheu për rishqyrtim, opozita e amendoi ligjin dhe miratoi në Kuvend variantin e ri, që pikë kryesore kishte hapjen e garës edhe për kompani të tjera përveç Fushës.

Opozita u pozicionua kundër duke deklaruar se me votimin pro të dekretit të Metës, ligji ra. PD e konsideron ligj të ri dhe i jep Metës të drejtën e rikthimit të ligjit, por PS e konsideron ligj të njëjtë se mban të njëjtin numër me të vjetrin.

Stafi i presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi, ndërsa vendimi nga Presidenti për dekretim ose jo do të jetë brenda 20 ditësh pas kthimit të Metës nga OKB.

Artikulli paraprakRAMA NJOFTON KOMUNIKIMIN E RADHËS ME NDJEKËSIT, ÇFARË DO TË DISKUTOHET
Artikulli tjetërINFERMIERËT PO LARGOHEN JASHTË VENDIT? UISH: LAJME TË PAVËRTETA