Gjykata për Krime të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për 3 të arrestuarit e tjerë në lidhje me grabitjen në Rinas.

Seanca për Renaldo Sulën, Saimir Çelën dhe Oltian Veselin u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Seanca u ndërpre për 30 minuta, pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me materialet.

Mësohet se të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me grabitjen.
Alkond Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë.

Një ditë më parë Alkond Bengasi u la në masën arrest me burg, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor.

Ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.

Bengasit i ëshë afruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Në kërkim ish polici
Në lidhje me ngjarjen policia ka shapllur në kërkim disa pesona mes të cilëve ish-punonjësin e policisë Mariglen Hoxha, që dyshohet se ka informuar autorët për oraret e lëvizjes së parave.

Sipas policisë, në furgonin që u përdor nga autorët për të marrë paratë nga avioni i “Austrian Airlines” janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Mbi të ndaluarit rëndojnë një sërë akuzash, si vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA ELEMINOHET NË GJYSMËFINALE
Artikulli tjetër‘CORRIERE DELLA SERA’: ROLI I BLEDAR IBRAHIMIT DHE LIDHJET E TIJ ME ISIS