Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut.

Atij i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6.
Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan në polici gjatë ditës së sotme pas përplasjes me uniformat blu te Unaza e Re, në tentativë për ti bllokuar rrugën Kryeministrit që po inspektonte një fabrikë në atë zonë.

Në orët e pasdites u liruan 4 nga protestuesit. Veç Balliut në komisariat mbahet edhe Elton Skënderi.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.

Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Artikulli paraprakLIHEN TË LIRË PROTESTUESIT E ASTIRIT, BALLIU MBETET NË PARABURGIM
Artikulli tjetërVENDOSEN GËRMAT TE TEATRI KOMBËTAR, PËRPLASJE MES ISH- DEPUTETES SË PD DHE POLICISË PRIVATE