Ruajtja e ekuilibrit mes të drejtës së publikut për t’u informuar dhe mbrojtjes së të dhënave personale mbetet një nga sfidat kryesore të gazetarisë sot, veçanërisht në nivel lokal. Për të diskutuar mbi këtë problematikë, Instituti Shqiptar i Medias dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive mblodhën në një takim pune gazetarë dhe raportues të medias lokale. Fokus i veçantë i takimit iu kushtua kufijve etikë e ligjorë gjatë raportimit të ngjarjeve që prekin privatësinë e individit.

Gjatë këtij takimi, ISHM prezantoi edhe një studim të posaçëm të kryer mbi këtë tematikë, i cili iu shpërnda të gjithë pjesëmarrësve. Studimi sjell një analizë të detajuar të situatës me raportimet mediatike në vend, si dhe ofron rekomandime praktike për gazetarët në terren.

https://youtu.be/6UdqzBShE08

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, TENTATIVE VRASJE DHE KANOSJE, SHPALLEN NË KËRKIM 3 SHTETAS
Artikulli tjetërLEZHA PËRKUJTON MIGJENIN DHE DRITËRO AGOLLIN