Lirimi i vëllait të Admir Tafilit Meta: KLD të nis verifkimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lirimin me kusht për vëllain e Admir Tafilit. Meta kërkon që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të nis verifikimin në lidhje me rastin në fjalë. Vëllai i Admir Tafilit, Genc Tafili është dënuar nga Gjykata e Krujës për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari. Vendimi për lirimin e tij është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. “Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit”-thuhet në reagimin e Presidentit Meta. Në cilësinë e kreut të KLD, Presidenti Meta ka kërkuar të nis menjëherë verifikimi në përputhje të plotë me ligjin për procedurat e ndjekura nga Gjykata e Krujës në lidhje me vendimin e dhënë për lirimin me kusht për Genc Tafilin, i cili ishte dënuar për vrasjen e komisarit Arben Zylylftari. Reagimi i plotë i Presidentit Meta në lidhje me rastin e lirimit: Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës, nëpërmjet Zëdhënësit Tedi Blushi 7 nëntor 2017 Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit. Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit.

Artikulli paraprakVJEDHIN 24 LAP TOP-ËT E LABORATORIT TË SHKOLLËS, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHKODER:OPERACIONI “BAHÇALLEKU “NDALOHEN 4 PERSONA