Protestuesit e datës 5 mars të cilët u mblodhën para parlamentit, janë liruar pasi u arrestuan nga policia për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj dhe fishekzjarre.

Pas seancës gjyqësore që zgjati për rreth 4 orë, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, deklaroi se ky vendim rrëzon pretendimet për ushtrimin e dhunës në protestën e 5 marsit.

Gjykata e Tiranës liroi të gjithë të arrestuarit e protestës së 5 marsit me arsyetimin e se nuk ka prova bindëse.Protestuesit e arrestuar të cilët i janë rikthyer lirisë, janë Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Meçja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu dhe Nikoll Cepa.

E vetmja masë që togat e zeza dhanë ndaj protestuesve është detyrim paraqitje për prishje të qetësisë publike dhe kundravajtje penale.

Në seancë ishte i pranishëm dhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili tha se kërkesa e prokurorisë rrëzoi pretendimetse në protestën e PD-së ka pasur dhunë, ndërsa në protestën e 16 marsit duhet të marrë pjesë çdo qytetar i vendit.

Policia e Shtetit i arrestoi 8 protestuesit pas tubimit të së martës para parlamentit me akuzën për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Protestuesit e liruar :Lorenc Bezati;Ervin Gaspri;Adi Meçja;Ervin Ceka;
Lulzim Daci;Armando Prendi;Miklovan Ndreu;Nikoll Capa.

Artikulli paraprakKREU I PDSH-SË, MENDUH THAÇI, DËNOHET ME 3.2 VJET BURG
Artikulli tjetërISH-KRYEPROKURORI ADRIATIK LLALLA KËRKESË SHBA-SË:MË HIQNI NGA LISTA E ZEZË