Presidenti Ilir Meta me anë të një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale i përgjigjet kryeministrit Rama i cili thotë se listat e hapura janë një kërkesë e popullit. Meta deklaron se Rama po sillet si diktator pasi kjo nuk është një kërkesë e popullit, pasi në të kundërt ata do të flisnin vetë.

“Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË!”-shkruan Meta.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I KLIMËS: VERA MUND TË BËHET ‘SHUMË E NXEHTË PËR NJERËZIT’
Artikulli tjetërTËRHIQET PS: SHKELJET QË KA KRYER META NUK JANË TË MJAFTUESHME PËR TA SHKARKUAR