Ka nisur evakuimi I familjeve në zonën e livadeve pasi uji ka vërshuar në banesat e tyre. Ndërkohë, familja e Valdet Ndout po merr masa që të mos u shkojë dëm gjithcka. Të gjitha orenditë shtëpiake i

kanë ngritur në blloqe e ndërsa energjinë elektrike u është dashur ta ndërpresin për të mos rrezikuar jetët e tyre.

E zonja e shtëpisë me lot në sy thotë se situata është e papërballueshme.
Ndërkohë, familja Ndou bën thirrje pushtetit qëndror për ndihmë.

Makina e ushtrisë ka qëndruar në gatishmëri në zonën e livadeve. Sipërfaqja e ujit është rritur vazhdimisht prej disa ditësh dhe sipas informacioneve janë 60 ha tokë të mbuluara nga uji, por nëse prurjet do të rriten,

atëherë situata do të përkeqësohet edhe më tepër.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 20.03.2018
Artikulli tjetërFAMILJET E PËRMBYTURA NË KONVIKT