Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim me familjarët e dëshmorëve të rënë gjatë detyrës në polici. Ai dëgjoi me radhë shqetësimet e tyre duke iu premtuar zgjidhje.

Disa prej familjarëve paraqitën shqetësimet e statusit të dëshmorit, transferimin në varrezat e dëshmorëve, mungesa e një banese dhe shkollimi i fëmijëve.

Në përfundim Lleshaj listoi disa hapa që do të ndërmarrë policia e shtetit në vijim. Ajo tha se drejtorët e policive do të takohen me secilin prej tyre për të dëgjuar nga afër shqetësimet për të cilat do të paraqesin edhe një raport me shkrim.

Në fjalën e tiij ai tha se shteti ndjen përgjegjësi ndaj familjarëve të dëshmorëve sepse në këtë formë jep një mesazh edhe ndaj brezave të rinj që po futen në polici.

“Do vijojnë takimet e drejtorëve të policisë të cilët do të vijë në çdo derë. Ne nuk ju zëvëndësojmë dot ata që keni humbur por do ju gjendemi pranë. Policia bazohet në sakrificën e njerëzve tuaj të afërt për të krijuar një model. Policia ka nevojë për njerëz të motivuar jo thjesht për rrogëtarë”, u shpreh Lleshaj.

Ndër objektivat që listoi ministri ishin:
-Do finalizojmë një paketë për të trajtimin e barabartë të të gjithëve
-Do të shohim çështjet e strehimit, për ata që nuk kanë banesë, por edhe për ata që jetojnë në kushte jo të mira

-Do shqyrtojmë çështjet e statusit
-Do kenë vëmendje edhe çështjet e dinjitetit ndaj varreve që të jenë atje ku duhet të jenë. Nëse familjarët do duan t’i dërgojnë te varrezat e dëshmorëve do t’i dërgojmë atje
-Do mundësojmë bursa, do ofrojmë praktika për fëmijët e të rënëve

Artikulli paraprakNGRITJA E SPAK-UT, IBRAHIMI TAKON PËRFAQËSUESIT E DASH: S’KEMI AS STAF, AS GODINË
Artikulli tjetërDAJTI PËRFUNDON NË GJYKATËN E LARTË, PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË