Ministri i brendshem Sander Lleshaj flet nga Shkodra pas inagurimit te pikes se kalimit kufitar ne Hanin e Hotit qe lidh Shqiperine me Malin e Zi. I pyetur per akuzat e PD per arrestimin e militanteve te PD ne menyre te jashteligjshme dhe politike ministri Lleshaj tha se policia e shtetit nuk arreston simpatizant te partise demokratike por arreston qytetar qe shkelin lignin.

‘Nuk kam informacion se gjykata e apelit ne Shkoder i ka konsideruar te paligjshme arrestimet e personave per djegien e KZAZ 3’.

Sa i perket operacionit te gjetjes se armeve ne Elbasan ministri Lleshaj tha se çdo operacion i policise duhet te jete i fshehte ne fakt dhe ato qe publikohen jane vetem rezultatet jo operacionet. 15 qershori ka qene dita e fundit qe perjashtonte autoritetet nga pergjegjesia per sasite e lendeve narkotike dhe pas 15 qershorit çdo institucion mban pergjegjesi dhe ka ndodhur ne keto dite qe per çdo rast te gjetjes se bimeve narkotike jane shoqeruar me penalitete te administratoreve lokal dhe personave tjere pergjegjes edhe nga policia.

Sa i perket pikave te kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Malit te Zi po perpiqemi qe ti bejme te gjitha te perbashketa qe te shkurtojme me te pakten 50% kohen e pritjes. Do aplikojme ate standard qe kemi me Kosoven ndonese Morina eshte pika me e frekuentuar. Ia kemi prezantuar pales malazeze dhe jemi ne diskutim dhe ne pritje me ta per te arritur pikat e kalimit kufitar te perbashketa.

Besoj qe do ta arrijme shume shpejt ta realizojme. Disa prej godinave jane te viteve 80 dhe punojme qe ti vendosim brenda standardeve ne te gjithe Shqiperine. Sa i perket trafikut te droges mes Shqiperise dhe Malit te Zi permes liqenit te Shkodres apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se jane kapur 1 ton droge nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut te droges eshte nje prioritet i policise se shtetit.

Ne nuk mund ta konsiderojme end ete mbaruar luften ndaj trafikut te droges por di qe kemi shkaterruar ne menyre thelbesore gjithe rrjetet e kultivimit te canabisit ne Shqiperi dhe gjithe treguesit e ketij viti provojne faktin qe fenomeni eshte goditur dhe eshte shkaterruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike te cilat po ndiqen me seriozitet te madh nga policia.

 

Artikulli paraprakMETA NUK DEKRETON SKENDER GJINUSHIN NE KRYE TE AKADEMISE SE SHKENCAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, LLESHAJ: EUROPOL DËSHMI E BESIMIT, JO E KUNDËRTA