Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një postim në Twitter pas situatës së krijuar tek Kryeministria.

Lleshaj iu ka bërë thirrje drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve dhe gjithashtu iu bën apel qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm.

Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Artikulli paraprakPËRLESHJA PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA: DËNOJMË DHUNËN, TË RIVENDOSET QETËSIA