Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus.

Rama i kërkoi Bashës dje që të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime për lobimin dhe rusët. Nga selia e PD, Basha i kërkoi sot kryeministrit që të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI.

“Mjegulla dhe sulmet ndaj opozitës, që ka bërë transparencë të plotë sipas ligjit nuk do të na mbyllin gojën për të çliruar ekonominë nga monopolet, krimi dhe drogë.

PD, i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin.

As ulërimat e Ramës dhe dëshpërimi i Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga kokaina në Maminas dhe lirimi i Tahirit.

Fokusi ynë është te lufta kundër krimit. Rama të presë verifikimin nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikon edhe FBI, të presim rezultatin’ deklaroi Basha.

Pak ditë më parë pas një investigimi gazeta amerikane “Mother Jones” zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia.

Përpos prokurorisë shqiptare, që ka nisur hetimet para disa muajsh dhe në datë 9 mars mori dëshminë e Arben Ristanit për shumën dhe lobimin, Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

Në deklaratën e sotme për mediat, Basha foli edhe për seancën e së enjtes, në të cilën do të diskutohet për ndihmën ekonomike dhe amendamentet e PD për Kryeprokurorin.

“20 mijë shqiptarë i ka hequr nga ndihma ekonomike, jetojnë në gjendje çnjerëzore.Është për të qarë, për të vendosur duart në kokë. Kjo do të jetë një ndër cështjet kryesore

Çështja e dytë me prokurorin e përgjithshëm, do të paraqesim amendamentet, që Shqipëria të ketë një kryeprokuror me Vetting deri sa të formohet KLP” tha ai.

Përsa i përket kuvendit të PD që do të mblidhet në fund të prillit, Basha tha se “Cdo demokrat ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, pres informacion sot nga grupi i punës”.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 113 KG HASHASH, ARRESTOHET SHOFERI
Artikulli tjetërVRAU VËLLANË, NUSEN DHE FËMIJËN E TYRE,BURG PËRJETË PËR LUAN MARËN