Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin duke e akuzuar për ‘pastrim parash” dhe “falsifikim dokumentesh”

Arben Ristani u mor si i pandehur në kuadër të hetimeve për lobimin e PD-së në SHBA.

Vetë Ristani pasi doli nga prokuroria e quajti akuzën të nxitur politikisht.
“Unë si ish sekretar i PD-së nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me marrje apo dhënie financash me individë qoftë dhe brenda apo jashtë vendi.

Nuk ka asnjë dokumentacion që unë të jem marr. Nuk kam asnjë bisedë formale apo jo formale me dhënie apo marrje pagesash. Unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.

Akuza është e nxitur dhe përkraur në mënyrë politike” u shpreh Ristani per gazetaret.Sipas tij nuk ka asnje prove qe te vertetoje lidhjet e tij me akuzen.

Artikulli paraprakPOLICI GABON SHËNJESTËR, GODET ME PISTOLETË ELEKTRIKE KOLEGUN
Artikulli tjetërMETA PËR PËRPLASJET NË KZAZ: PO MBAJ SHËNIM TË GJITHË PERSONAT QË SHKELIN LIGJIN