Është organizuar për të 20 vit radhazi Logu i Bjeshkëve, manifesti më i rëndësishëm artistiko-kulturor në Malësinë e Madhe.

Ashtu si çdo vit, në qafën e predelecit u mblodhën mijëra persona nga zona të ndryshme të vendit. Juria shpalli fituese të “Logut të Bjeshkëve”, një pjesëmarrëse nga zona e Kelmendit në Malësi të Madhe, e cila do të mbretërojë për një vit me kuroren e më të bukurës. Dikur njërëzit në mënyrë të organizuar në Kelmend të Malësisë së Madhe përzgjidhnin çdo vit më të bukurën e fshatit përmes një manifesti artistiko-kulturor të quajtur Log. Tradita qindra vejçare është trashëguar me të gjitha elementet e saj, sot e njohur si “Logu i Bjeshkëve”, traditë e rikthyer në vëmendje nga vetë banorët e zonës. Vajza të reja nga të gjitha trevat shqiptare konkurrojnë me njëra-tjetrën, gërshetuar këtu edhe me veshjen shekullore, xhubletën. Për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe Tonin Marinajn, “Logu i Bjeshkëve” po merr përmasa mbarëkombëtare. Kjo sipas tij i dedikohet infrastrukturës moderne të zonës. Pjesë e jurisë ishte edhe aktori Klement Tinaj, shqiptaro-amerikani nga Kelmendi i Malësisë së Madhe me një karrierë të suksesshme në SHBA si aktor filmash. Në një atosferë festive, ku mbizotëtëronin këngët e vallet dhe sfidoheshin temperaturat e larta, juria vlerësoi Merlinda Pepushajn me çmimin e parë në “Logun e Bjeshkëve” 2017. Ajo do të mbretërojë për një vit me kurorën e më të bukurës. “Logu i Bjeshkëve” është një manifestim kulturor që zhvillohet që nga viti 1998 në të shtunën e parë ose të dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit. Fillimisht pjesëmarrësit kryesorë ishin banorët e zonës, por vit pas viti numri i të pranishmëve ka pësuar rritje.

Artikulli paraprak2.2 TON DROGË, PUBLIKOHET VIDEO E OPERACIONIT
Artikulli tjetërPASURITË NATYRORE TË SHQIPËRISË NË “AP”