Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pak orë para votimit në Parlament të ligjit që do të ndalojë aktivitetin e lojërave të fatit, përfshirë bastet sportive dhe ato online.

Rama ka paralajmëruar një fjalim edhe për opozitën nesër në Kuvend. Përgjigjen ia ka kthyer kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thotë se në vend nuk ka më gjykata dhe as qeveri, por një tufë banditësh.

 

Kryeministri Edi Rama jep një tjetër mesazh pak orë para votimit në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit. Në një status në Tëitter, Rama shkruan se nesër do të ndalohet bixhozi, ndërkohë që paralajmëron se po nesër në Kuvend, do të ketë një fjalim për opozitën.

Reagimi i plotë i Ramës:
Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave.

Bastet në Kuvend, Basha: Vendi s’ka më gjykatë, as qeveri por një tufë banditësh. Fundi është i sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim të fundit në Twitter, i ka kthyer përgjigje për bastet kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se në Shqipëri s’ka më as qeveri dhe as Kuvend. Kryedemokrati paralajmëron se sipas tij, fundi i ‘diktaturës kriminale’ është i sigurtë.

Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte.

Artikulli paraprakVAR VETEN BRENDA STADIUMIT NJË 20-VJEÇAR
Artikulli tjetërGRABITET BANESA E BIZNESMENES