Londra rrezikon “Eksod masiv” të bankave nëse përjashtohet nga tregu europian

Londra kërcënohet nga fenomeni i ashtuquajtur “Eksod masiv bankar”. Bankat e mëdha europiane e ndërkombëtare paralajmërojnë se nëse Brukseli përjashton Britaninë nga tregu i përbashkët europian pas Brekzitit (BREXIT), ata do t’i zhvendosin bankat e tyre në vendet e BE-së brenda vitit 2017. Analistët paralajmërojnë se kjo lëvizje do t’a godiste rëndë Britaninë e Madhe. Drejtuesit e këtyre bankave paralajmërojnë zhvendosjen brenda 2017-ës, nëse Britania nuk shprehet qartë, do të jetë ose jo pjesë e tregut të përbashkët europian pas daljes nga BE. Drejtori ekzekutiv i Morgan Stanley, Rob Rooney tha për Reuters se jashtë Bashkimit Europian, bankave të mëdha nuk mund t’u garantohet një qasje e qëndrueshme dhe afatgjatë në tregun e përbashkët europian. Ndaj dhe këtë siguri, qendrat bankate e marrin vetëm duke u zhvendosur në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Brukseli nuk e ka përjashtuar mundësinë e nxjerrjes së Britanisë së Madhe nga tregu i përbashkët europian pas daljes nga unioni. Por kryeministrja britanike Tereza Mei propozoi që në këmbim të qëndrimit, Britania do të bashkëpunojë për me autoritetet europiane për problemin e emigrantëve. Procesi ligjor i shkëputjes së Britanisë nga Unioni nis Marsin e ardhshëm dhe zgjat për dy vite. Kryeministrja britanike do të ulet për të diskutuar me Brukselin për të ardhmen e Londrës si qendër financiare europiane. Ishte banka Ruse VTB që paralajmëroi e para shpërnguljen nga Londra të njësisë së saj të investimeve pas Brexitit. Drejtuesit e bankës po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së qendrës së tyre në Frankfurt, Paris apo Vienë. Largimi i qendrave bankare do të thotë zhvendosje e një pjese të madhe të kapitalit, çka mund t’i japë një goditje të fortë ekonomisë britanike. Përllogaritet që banka si Citi, Morgan Stanley, Goldman Sachs, etj, kanë mbi 25 mijë të punësuar në Britaninë e Madhe, çka do të thotë se me largimin e tyre do të mbyllen po kaq vende pune.

Artikulli paraprakPOLICIA ITALIANE NDALON SHQIPTARIN ME 42 KG MARIJUANE,TENTON TE LARGOHET NEPER FUSHA
Artikulli tjetërPROKURORIA THERRET “PAMECA-N”:NDERHYRJE DHE DEMTIM TE HETIMEVE