Në parlamentin e dalë nga votimi i 25 qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të ulet në anën e opozitës.

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ndodhet në konferencë për median ku deklaroi se LSI do të jetë një opozitë e vërtetë “jo e blerë dhe e kapur” dhe jo opozitë e Sali Rexhepit” Vasili falenderoi mbi 230 mijë votues shqiptarë që i kanë dhënë votën LSI.

Petrit Vasili:Votuan për ti ngarkuar asaj një mision historik që ka të bëjë më bërjen më në fund të Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend. Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor, zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit, lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terriori. 230 mijë votat ishin goditja më e rëndë që mund ti jepej kësaj strategjie.

Për herë të parë pas katër vitesh do të kenë më së fundi zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë” “Vendi nuk ka pasur opozitë, strategjia kriminale e implementuar në zgjedhjet e 25 qershorit ka ndodhur në dëm të LSI-së si objektiv taktik të tyre dhe në dëm të vendit duke i hapur rrugën kriminelëve dhe atyre qaë trafikojnë drogë”

Artikulli paraprakMBI 95% E VOTAVE TË NUMËRUARA, KQZ: JA TË DHËNAT E FUNDIT
Artikulli tjetërTOM DOSHI GARANTON FITOREN