Sporti në Forcat e Armatosura është një traditë jo vetëm për ushtarakët, por edhe fëmijët e tyre. Vajza e djem të vegjël stërviten si të jenë futbollistë të vërtetë.

E kanë pasion, dëshirojnë të bëhen në të ardhmen sportistë të njohur. Por lumturohesh teksa dëgjon të vegjlit që thonë se ndër të tjera, kanë zgjedhur të merren me sport, me aktivitet fizik, për t’u larguar nga teknologjia.

“Mosndërprerja e kurseve të sportit, ishte mënyra më e mirë për të larguar traumën dhe frikën e fëmijëve pas tërmetit”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa ka shpërndarë një video të veçantë me fëmijët që stërviten e luajnë, dhe profesorët e tyre që shprehin krenarinë për fëmijët e ushtarakëve.

 

Artikulli paraprakAKTIVISTËT NË TIRANË PROTESTË KUNDËR ‘MINI-SHENGENIT BALLKANIK’
Artikulli tjetërPAS VIZITËS NË DURRËS, LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR MBËRRIJNË NË TIRANË, FOTO PARA KONFERENCËS PËR SHTYP