Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot përmes një statusi në faqen zyrtare në Tëitter se nga Janari 2019 në Tiranë do të vijë një zyrtar i EUROPOL për luftën kundër krimit.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore të Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Spanjës dhe Holandës kemi ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës EUROPOL në Policinë e Shtetit nga Janari 2019 është një hap i rëndësishëm.

Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit” deklaroi ambasadori i BE-së. Ndërsa EUROPOL njofton se “Do të fillojë një epokë e re në luftën kundër grupeve mafioze”.

Në bashkëpunim me disa nga vendet anëtarë e BE në Shqipëri janë realizuar disa operacione për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë dhe jashtë tij.

Artikulli paraprakI RIU SHQIPTAR PËRDHUNON 16-VJEÇAREN NGA KOSTURI
Artikulli tjetërPOLICIA THIRRJE BIZNESEVE: DORËZONI KAPSOLLAT, DO I VERIFIKOJMË QË NË DOGANË