“Raporti vjetor i Vendeve mbi Terrorizmin për vitin 2016 sapo ka dalë. Raporti tregon vlerësimin vjetor të Departamentit të Shtetit për tendencat dhe ngjarjet në terrorizmin ndërkombëtar që nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2016” bën me dije Ambasada amerikane në Tiranë.

Raporti thekson kërcënimin që terrorizmi ndërkombëtar i bën stabilitetit dhe sigurisë në botë. Raporti gjithashtu jep informacion mbi atë që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj po bëjnë për të luftuar terrorizmin. Sa i përket Shqipërisë raporti shkruan se vendi ynë eshte një përkrahës në luftën kundër terrorizmit dhe ka vijuar të marrë pjesë në Koalicionin për të mposhtur ISIS.

Shqipëria sipas raportit ka qënë një dinator i rëndëishëm i armëve dhe municioneve. Në raport përmendet episodi i ndeshjes së futbollit Shqipëri –Izrael ku u arrestuan 4 persona të dyshuar se do të kryenin një akt terrorist. Në sajë të operacionit policor u shmang edhe sulmi në Shkodër në nëntor 12. Të arrestuarit u akuzuan se kanë mbështetur financiarisht ISIS duke edhe rekrutuar njerëz për shtetin Islamik si dhe duke përhapur gjuhën e urrejtjes. Në raport vlerësohet se në Shqipëri janë rritur përpjekjet për të zbuluar kërcënimet terroriste. Autoritett shqiptare Policia Anti Terrorisëm vlerësohen se kanë bashkëpunuar me autoritet ndërkombëtare.

Shqipëria Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me financim nga Departamenti i Shtetit, i janë ofruar pajisje dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitete për të mbledhur të dhënat e gjurmë gishtash në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Informacioni mund të kontrollohet kundër një bazë të dhënash kombëtare për individë të kërkuar në kohë reale. Kjo nismë ka përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të mbledhur të dhëna biometrike për individë të përzgjedhur në vendkalimet kufitare. Në raport thuhet se korrupsioni kombinuar me një sistem gjyqësor të dobët vazhdon të pengojë përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.

Artikulli paraprakZJARRET , VIJON SITUATA PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërOPERACION ANTIKANABIS NË TË GJITHË QARKUN SHKODËR