Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon, por nuk e përfundon pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Sipas BBC, Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

Por OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë – ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri” – një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat e mundshme, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.

Artikulli paraprakPËR FESTAT KOMBËTARE TË GJITHË JASHTË VENDIT, “FLUTUROJNË” ÇMIMET E BILETAVE TË AVIONIT PËR 26-29 NËNTOR, DERI NË 400 EURO
Artikulli tjetër‘DUHET PËRSHPEJTUAR LARGIMI I SHQIPTARËVE’, SEKRETARJA E BRENDSHME BRITANIKE: VENDI PËRBALLË NJË ‘PUSHTIMI’ NGA AZILKËRKUESIT