A do të strehojë Shqipëria ish-luftëtarët e ISIS? Kjo është tema e ditës në media dhe qarqet politike kryesisht të opozitës, lidhur me një plan të mundshëm të financuar nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa thirrja që i është bërë qeverisë është ajo e transparencës dhe detajimit nëse një skenar i tillë ekziston realisht.

Ishte deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë pak ditë më parë, e cila “trazoi ujërat” e politikës shqiptare.

Por në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat. Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Por edhe më herët Qeveria ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri, Sandër Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri.

“Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij. Bëhet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it”.

Thuhet në deklaratën e Sandër Lleshit, këshilltar i kryeministrit për sigurinë
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov gjatë vizitës në Tiranë javën e kaluar u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE. Ai foli për ngritjen e një qendre për luftën kundër ekstremizmit në Tiranë.

Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë.

Artikulli paraprakSPËRKAT APARTAMENTIN ME BENZINË DHE KËRCËNON SE DO HEDHË PALLATIN NË ERË
Artikulli tjetërINCIDENT NË 140 VJETORIN E LIDHJES SË PRIZRENIT, HARADINAJ LARGON GRUAN NGA FOLTORJA