Me kërkesën e banorëve të zonës, falë edhe ndërhyrjes së Zv/Kryeministres Senida Mesi, brënda një jave na lagjen Logucesme do të përfundojë investimi për rrjetin e ri elektrik të zonës.

Një fakt i tillë është bere publik nga Zv/Kryeministria Senida Mesi njekohesisht edhe deputete e Qarkut të Shkodrës e cila, u shpreh se kjo ka qene nje kerkese e vete komunitetit si një problematike e cila kërkonte zgjidhje te menjehershme.

Janë më shumë se 100 familje në këtë zonë të cilët përfitojnë nga një investim i tillë i cili sic behet me dije edhe nga drejtues të OSHEE në Shkodër, është një investim fillestar i cili do të pasohet edhe me një investim të plotë në vitin 2018-të, ndërkohe që falë kësaj nderhje kjo zonë do të lidhet edhe me linjën 20 kv duke garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike për këtë zonë të qytetit të Shkodrës

Artikulli paraprakINFRASTRUKTURA, BASHKIA PUBLIKON LISTËN E 2018-ës
Artikulli tjetërMETA: NËSE JAPIM PASAPORTA PËR KOSOVARËT RREZIKOJMË LIBERALIZIMIN E VIZAVE