Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme kryesinë e partisë.

Në takim mësohet se po diskutohet mbi protestën që opozita do të organizojë në datë 16 Mars.

Basha është shprehur se largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombëtare duke i bërë thirrje anëtarëve të kryesisë të oganizojnë sa më shumë njerëz për pjesëmarrje në protestat që do të oganizojë opozita.

Pas takimit me kryesinë kreu demokrat do të mbledhë në seli dhe ish deputetët dhe krerët e degëve në rrethe. Temë e diskutimeve do të jetë organizimi i protestës së ditës së shtunë dhe angazhimi i qytetarëve.

Pas protestës së ditës së martë dhe pse parlamenti do të mblidhet në datë 13, opozita është e përqëndruar në organizimin e protestës, e cilësuar sipas saj më e madhja në këto 30 vite.

Gjatë paradites së sotme një protestë është organizuar dhe nga simpatizantët e PD-së në Greqi, kundër qeverisë Rama, përpara ambasadës shqiptare në Athinë.

Emigrantët janë shprehur se në datën 16 Mars do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita.

Opozita e bashkuar ka filluar takimet me qytetarët duke prezantuar alternativën e saj dhe ftuar qytetarët që të jenë sa më shumë në protestën e 16 Marsit.

Artikulli paraprakRRËZOHET AVIONI ME 158 NJERËZ NË BORD
Artikulli tjetërNESËR KQZ JEP 6 MANDATE. TRE KANDIDATË TË PD DHE TRE TË LSI ZËNË VENDET NË PARLAMENT