Nje jave pas emerimit si titullar ne konviktin e Universitetit “luigj Gurakuqi” Jetmir Lumaj shprehu kenaqesine dhe angazhimin per kete detyre. Lumaj pranoi se konviktet rivalizohen nga banesat qe leshohen me qera, por theksoi se konvikti favorizohet nga tarifa modeste, garatimi i sigurise ndersa premtoi qe kushtet e konviktit do te permiresohen ndjeshem. 

Kushtet e ketij konvikti nuk kane ecur ne nje hap me zhvillimet e kohes duke bere qe numri i studenteve resident te bjere vit pas viti. Lumaj thote qe ndrrimi i shpeshte i drejtireve ka bere qe dhe situata e vete instutucionit te njohe perkeqesim .

Aktualisht nderrmarrja e trajtimit te studenteve ka nje kapacitet prej 900 shtreterish por vetem 190 studente. Shuma vjetore per te jetuar brenda konviktit ehste 380 mije leke te vjetra . Nje shume modeste e cila nese realizohet premtimi per te permiresuar kushtet e dhomave dhe ato higjeno sanitare ashtu sic ne te gjithe qytetet studentore do bente qe te rinjte te shihnin me prioritet konviktin.

Artikulli paraprakKUÇ, NDËRHYHET NË KANALET KULLUESE
Artikulli tjetërSHKËNDIJA ELEKTRIKE, NË ALARM GJYKATA