Pas tetë netëve të shfaqura në skenën e Teatrit “Migjeni”, komedia e suksesshme “Lumturi në Fukarallëk”, rikthehet sërish për publikun shkodranë. Interesi i madh i publikut ka bërë që estrada të vij sërish në datat 11, 12 dhe 13 janar për të kënaqur publikun edhe njëherë me interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorëve të njohur.

Drejtorja e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, në konferencën për mediat u shpreh se kjo shfaqje duhej të rikthehej sërish në skenë për shkak të kërkesave të mëdha të publikut.

Sipas aktorit Besnik Çinari, publiku shkodranë ka nevojë sërish për këtë shfaqje. Njerëzit kanë nevojë të shohin atë çfarë shqiptarët kanë jetuar në vitet e komunizmit, sidomos të rinjtë. Ndërsa moshat që e kanë jetuar atë kohë shohin veten e tyre të interpretuar në skenë. Fatkeqësisht shfaqja e ka të pamundur rrugëtimin në qytete të tjera të vendit për shkak të mungesës së financimeve.

Çinari shprehet se komedia shkodrane ka rreth 30 vjet që nuk udhëton në qytete të tjera. “Lumturi në Fukarallëk” për tetë netë me radhë mbushi skenën e Teatrit “Migjeni” në mes të dhjetorit. Suksesi i madh në skenë dhe interesi i publikut tenton sërish të pretendoj të njëjtin sukses.

Artikulli paraprak2017-a, SUKSES PËR TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërEMËRIMET, RAMA “SHUPLAKË” DEPUTETËVE