Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak caste pas mbërritjes së tij në Shkodër, në lidhje me bllokimin e rrugëve. Teksa ndodhej rrugës për në Malësi të Madhe, tha se pak nga pak edhe mbështetësit e paktë të PD-së, do e kuptojnë se fajin ja kanë udhëheqësit e verbër, siç ai i quan.

“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, shrkuan Rama në Twiter

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga Malësia e Madhe në një bashkëbisedim me qytetarët komentoi vendimin e opozitës, e cila ka deklaruar prerazi se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.Ndërkohë Rama konfirmoi Tonin Marinajn si kandidat për bashkinë e Malësiisë së Madhe,

Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat me banorët e zonës, ndërsa ironizoi mbështetësit e Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit duke iu rekujtuar se zgjedhjet do të mbahen në qershor

Artikulli paraprakPOLICIA SHPËTON 2 TURISTËT E BLLOKUAR NË THETH
Artikulli tjetërPOLICIA NDALON AUTORËT E VRASJES SË VËLLEZËRVE BILALI