Kosmaçi është fshati i Bashkisë Vau-Dejës në zonën e Nënshkodrës dhe njihet në të gjithë vendin si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore.

Fshati me rreth 2000 banorë prej vitesh ka ngritur qindra hektar sera diellore, me kredi të marra nga bankat e ndryshme apo me paratë e emigracionit ku bujqit kanë punuar e më pas janë kthyer.

Një ndër ta është edhe ky fermer i Kosmacit dhe quhet Dedë Jera .Për 13 vite ka bërë punë të ndryshme gjatë kohës kur ka qënë emigrant në Itali. 5 vite më parë ai ku vendosi të kthehej në vendin e tij dhe pothuajse të gjitha paratë e fituara vendosi ti investojë nëpër bujqësi.

Ai ka aktualisht 2 dynym e gjysëm sera të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore që i përkasin stinës.

Mungesa e një pike grumbullimi për shitje, si dhe cmimet që tregtarët e shumicës i ofrojnë këtyre banorëve për të blerë prodhimet është qesharake ku sallata kërkohet tu merret me 10 lekë për kile ndërsa në tregun e pakicës shitet me 100 lek një kilogram.Deda thotë se i gjithë investimi që ka bërë i ka shkuar dëm

Deda është një ndër fermerët që ka aplikuar në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe deri tani ai thotë se nuk ka përfituar asnjë subvencion

Në këtë periudhë të gjitha prodhimet rrezikojnë që të hidhen në rrugë nga fermerët e Kosmacit. Sipas tyre shteti duhet ti mbështesë banorët e kësaj zone që merren vetëm me bujqësi duke krijuar politika favorizuese

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E 9-të E PROTESTËS TË STUDENTËVE
Artikulli tjetërLLESHAJ: PROCEDIMET PËR STUDENTËT JANË SAJESË