Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të presë sot në një vizitë zyrtare homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Versajës, jashtë Parisit. Macron, i cili u zgjodh President i Francës në zgjedhjet presidenciale të 7 maj, ka deklaruar se është “e domosdoshme të flitet me Rusinë, sepse janë një numër çështjesh ndërkombëtare, të cilat nuk zgjidhen pa dialog të ashpër me të”. Dy Presidentët pritet të diskutojnë për ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Francë, si dhe për ndërhyrjen ruse në luftërat në Siri dhe Ukrainë. “Do të jem kërkues në shkëmbimet e mia me Rusinë”, tha Macron.

Artikulli paraprakTOTTI LARGOHET NGA ROMA, EMOCIONE DHE LOT NE OLIMPICO
Artikulli tjetërHELMIMI NË MITINGUN E PD, RAMA: TË MËSOJMË SA MË SHPEJT ARSYET